Sherr me thika në Pogradec, një i plagosur! Transportohet në spital
Një sherr i rëndë me thika ka ndodhur mes dy personave në Pogradec.
Sipas gazetares së AlbaniaWeb.net, Dhorjela Çule, mësohet se një qytetar nga Pogradeci ka goditur me thikë një person nga Tirana. Ky i fundit është dërguar në spitalin e qytetit, nuk dihet gjendja shëndetësore.
Ngjarja ndodhi në zonën e pedonales, ndërsa policia është në vendngjarje. Gjithashtu nuk dihen ende arsyet e konfliktit.
AlbaniaWeb.net