Video e Alex me një djalë tjetër, Lamine Yamal i jep fund lidhjes me të dashurën
Lamine Yamal është sërish beqar!
Pas fitores mbresëlënëse të Europianit, anësori 17-vjeçar u përfol kudo për një lidhje dashurie me një bashkëmoshatare të quajtur Alex Padilla.
Ajo u bë një fytyrë e njohur gjatë gjithë turneut, duke ndjekur ndeshje të shumta të Spanjës dhe shpesh u pa së bashku me familjen e Yamal. Ajo ishte po ashtu pak ditë më parë në pushime me Yamal në Greqi.
Mirëpo, gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër. Dy ditë më parë në rrjet qarkulloi një video ku Alex shfaqej me një grup shoqëror e ulur në prehrin e një djali tjetër.
Kjo shkaktoi furtunë në rrjet teksa duket se ka tronditur edhe raportin e tyre. Ajo dhe Lamine nuk ndiqen më në Instagram dhe raporti i tyre duket se ka marrë fund.