Dukagjin Lipa shpërblehet me një nderim prestigjoz: Të dua Prishtinë!
Babai i këngëtares së mirënjohur Dua Lipës, Dukagjin Lipa, është shpërblyer me një nderim prestigjoz.
Ndërsa një prej festivaleve më të mëdhenj(Sunny Hill), krijuar nga ai dhe e bija e tij Dua, u mbajt këtë herë në kryeqytetin e Kosovës, Dukagjin Lipa u nderua me çelësin e qytetit.
Mes emocionesh, ai ka shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale domethënien që kjo ka për të si “biri i saj”.
“Të jem i nderuar me çelësin e qytetit, çelësin e qytetit tim, çelësin e Prishtinës sime, është një ndër nderimet më të mëdha që do t’i përjetoj në jetë.
Arti, muzika dhe kultura ka qenë gjithmonë forca e Prishtinës. Prishtina gjithmonë ka frymuar kulturalisht në mënyrën më të bukur.
Prishtina na inspiron, Prishtina na jep dashuri, Prishtina na shtyn përpara që të punojmë për të deri në ditën e fundit.
Falënderoj komunën e Prishtinës dhe kryetarin Përparim Rama për nderin dhe respektin. Ështe nder dhe privilegj që të jem një ndër pranuesit e çelësit të qytetit.
Të dua Prishtinë! Biri yt, Dukagjin Lipa.”