Wed, Nov 27, 2024

Trump sulmon Harris/ Ndizet fushata, zëvendëspresidentja e sfidon: Të pres në debat!

  • PublishedJuly 28, 2024

Donald Trump e etiketoi Zëvendëspresidenten Kamala Harris si një “liberale të çmendur”, ndërsa ajo u zotua se do t’i bënte ballë të gjitha “gënjeshtrave” të tij.

Të dy, si Trump ashtu edhe zonja Harris përcaktuan linjat e fushatës kur i ndajnë vetëm 100 ditë nga zgjedhjet presidenciale.

Pasi foli më herët në një konferencë për bitcoinin në Tenesi, Trump mblodhi mbështetësit e Minesotës në mbrëmje, duke kërkuar ta kthejë shtetin historikisht demokratik të Midëest-it në një fushë beteje.

“Këtë nëntor, populli amerikan do të refuzojë ekstremizmin e çmendur liberal të Kamala Harris,” i tha republikani turmës së mbledhur në një arenë hokej. Duke e quajtur Harrisin një “të çmendur radikale”.

Trump listoi gjithashtu rekordin e saj dhe të Presidentit Joe Biden mbi imigracionin e paligjshëm, inflacionin dhe krimin, “të gjitha këto panë rritje të konsiderueshme gjatë mandatit të tyre”, tha Trump

Ndërkohë, Harris u pa në një aktivitet për mbledhjen e fondeve në Massachusetts me të ftuar të famshëm duke përfshirë kantautorin James Taylor dhe violonçelistin Yoyo Ma.

“Ne jemi të dobëtit në këtë garë, por kjo është një fushatë e fuqizuar nga njerëzit,” tha ajo duke shtuar se ka parë me habi gënjeshtrat që Trump përhap për të dhe e sfidoi të dilnin në një debat televiziv, më herët se sa 10 shtatori kur ishte parashikuar debati i tij i radhës me Biden. “Shpresoj që ai ta rishqyrtojë sepse kemi shumë për të folur”, e sfidoi Harris.



AlbaniaWeb.net