Sun, Nov 24, 2024

Masakër në Angli, një person godet me thikë disa fëmijë, raportohet për viktima

  • PublishedJuly 29, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Southport të Merseyside, ku një person filloi të sulmonte me thikë disa fëmijë dhe më pas edhe njerëz të tjerë.

Sipas raportimit të policisë britanike, raportohet se ka viktime dhe gjithashtu njerëz, mes tyre fëmijë, që ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia e Merseyside tha: “Ne mund të konfirmojmë se shërbimet e urgjencës janë në Southport pas një incidenti të madh këtë mëngjes, të hënën, 29 korrik. Rreth orës 11:50 na thirrën në një pronë në rrugën Hart për të raportuar për një goditje me thikë. Ka një numër viktimash të raportuara dhe më shumë detaje do të konfirmohen kur të jetë e mundur.

Policia e armatosur ka ndaluar një mashkull dhe ka sekuestruar një thikë. Ai është dërguar në komisariat. Ju lutemi shmangni zonën derisa të merremi me këtë incident. Nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun”.