Sun, Nov 24, 2024

“Çokollatë”, “mushkë”, “tym”/ Si grupi kriminal e emërtonte drogën me gjuhë të koduar, çfarë u gjet në fletoret e sekuestruara! TCH siguron dosjen

  • PublishedJuly 29, 2024

AlbaniaWeb.net siguron dosjen e grupit kriminal i cili trafikonte drogë në Itali dhe Shqipëri.

SPAK shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin e 11 personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti, të cilët kanë furnizuar me kokainë, heroinë dhe hashash tregtarë të shpërndarjes së drogave në disa qytete të Italisë.

Të gjithë të dyshuarit përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe sipas prokurorëve Braniol Lico duhet dënuar me tetë vjet burgim, Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina. Alfred Luli me nga 7 vjet e 4 muaj burgim dhe Alfred Luli, Gjergj luli  Françesko Ceci, Lorik Prengaj, Saimir Prenga dhe Gjergj Zefi me nga 4 vjet e tetë muaj burgim .

Prokurorët i thanë gjykatës se të dyshuarit nga vëzhgimet ambientale rezulton se importuar nga viti 2015- deri në 2017 në total 28 kilogramë kokainë dhe sasi hashashi me një vlerë prej 960 mijë euro.

Bazuar në hetimet dhe provat e mbledhura, thuhet në dosjen e siguruar nga gazetarja e AlbaniaWeb.net, Anila Hoxha, anëtarët e grupit kriminal komunikonin me kode.

Në fletoret e sekuestruara janë gjetur shënime për dorëzimin e lëndës narkotike për periudhën 07.03.2016 deri në 29.11.2016.

Në fletore ishte përdorur një gjuhë e koduar, nga e cila megjithatë u arrit të deshifroheshin disa simbole dhe disa fjalë të cilat tregonin sasitë dhe llojin e drogës.

Më poshtë është lista e plotë e simboleve ose termave të përdorura nga ata:

– simboli “S” tregon për lëndën narkotike të llojit marihuanë me origjinë nga Spanja;

– simboli “A” tregon për lëndën narkotike të llojit marihuanë nga Shqipëria;

– simboli “H” tregon substancën narkotike të llojit kokainë;

– fjala “tym” ose “çokollatë” tregon substancën narkotike të Ilojit hashash;

– fjala “copë” përdoret për të treguar 1 gram;

– fjala “pako” përdoret për të treguar 1 kilogram;

– fjala “lek” përdoret për të treguar monedhën në euro;

fjala “mushka” përdoret për të treguar “korrierin” i ngarkuar për transportin e drogës ose parave.



AlbaniaWeb.net