Si ishte si është! Selena Gomez pranon për herë të parë ndërhyrjet estetike
Këngëtarja Selena Gomez vendosi të tregojë për herë të parë se çfarë ndërhyrjesh estetike ka bërë në fytyrën e saj. Aktorja 32-vjeçare e nominuar për Emmy ka qenë objekt i spekulimeve të tilla prej vitesh dhe së fundmi ajo ka komentuar në një video në TikTok, shkruajnë mediat e huaja.
“Sinqerisht, e urrej këtë. Fytyra më ka ndryshuar për shkak të sëmundjes. Unë kam bërë vetëm Botox. Kjo është e gjitha, më lini të qetë.” deklaroi Gomez.
Pas vitesh spekulime më në fund këngëtarja dhe aktorja zbuloi se botoxi është e vetmja ndërhyrje estetike në fytyrën e saj. Në komente shumë njerëz ranë dakord me versionin e Gomez duke thënë se për shkak të Lupusit, dhe steroideve që përmbajnë ilaçet, ka të ngjarë që tiparet e fytyrës të ndryshojnë me kalimin e kohës.
@marissathepa Replying to @Selena Gomez ♬ original sound – Marissa the PA