Sun, Nov 24, 2024

“Këta janë mësuar me barin e Lazaratit”, TCH zbardh përgjimet e trafikut të dogës: Farë e keqe, të t’i jap 10 copa provë

  • PublishedJuly 29, 2024

AlbaniaWeb.net publikon përgjime të tjera të grupit kriminal shqiptar i cili trafikonte drogë në Itali.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e AlbaniaWeb.net, Anila Hoxha datën 19.12.2017, gjatë një bisede të mëtejshme të përgjuar midis të pandehurit Gjergji

Luli dhe një personi tjetër me banim në Verona, i pandehuri Luli Gjergji iu referua një sasie prej 12 kilogram cannabis sativa, që kishte mbërritur një ditë më parë.

Më poshtë është biseda mes Luli Gjergjit dhe një shqiptari të paidentifikuar (klient nga Verona).

Burri: Do t’ia jap një shoku për ta provuar.

LULI: Ti jep shumë për.. se kjo duhet të jetë natyrale (me barishte) se ka edhe lule këtu çfarë dreqin di unë.

Burri: Po farë e keqe vëlla?

LULI: Farë e keqe … inc… kam një e gjysmë me amnezi (loji i marihuanës), kisha ardhur para disa ditësh.

Burri: Por amnezia nuk preku se hera e fundit ma prish punën se këta e kuptojnë se janë mësuar me barin e Lazaratit… nuk flas keq.

LULI: Vlla, hajde ta shikoj tani, unë kam një e gjysmë amnezi hë pastaj kam dhe një djalë tjetër që shet 3.5 (3 500 euro kilogram).

Burri: Unë kam 2000 euro këtu … i kam këtu se isha …

LULI: Ti me këto dy mijë euro vetëm…

Burri: Edhe unë kam në shpi dhe nesër do vij prap, por desha të të marr një gjysmë, ta paguaj këtu dhe ta shikoj më mirë në shtëpi…por nëse ke një e giysmë do ta blej. Për ty i kam lekët.. por i fundit ishte vërtet i vjetër.

LULI: Këtë e kam po ta tregoj tani në shtëpi është mirë…e mora para 3 ditësh…kam 12 copë dhe e kam edhe këtë…

Burri: Kam humbur këtë tjetrin nga ata miqtë tuaj.

LULI: Po… tani hajde shiko këtë dhe pastaj më thuaj…

Burri: Po, por këtë ta them tani që nuk e bëj…

LULI: Jo, por gabimisht ta solla këtë… mendoj se shumë shpejt… do të lija të gjithë çanten që t’i tregosh që kemi të bëjmë dhe gjërat vijnë… dhe pastaj kur te vije. Do të të jap 10 copa prova ose 50 copa, do të them hajde merre, ti paguaje dhe pasi të porosis të tjerët do te them “hajde më sill lekët këtu, do vije Toti të të përshëndes. “… eja merre dhe bej çfarë t duash. …..

SPAK sot shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin e 11 personave të dyshuar si pjesë e një rrjeti, të cilët kanë furnizuar me kokainë, heroinë dhe hashash tregtarë të shpërndarjes së drogave në disa qytete të Italisë.

Të gjithë të dyshuarit përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe sipas prokurorëve Braniol Lico duhet dënuar me tetë vjet burgim, Florid Vukaj, Lulzim Selimi, Dhimitër Nina. Alfred Luli me nga 7 vjet e 4 muaj burgim dhe Alfred Luli, Gjergj luli Françesko Ceci, Lorik Prengaj, Saimir Prenga dhe Gjergj Zefi me nga 4 vjet e tetë muaj burgim.

Prokurorët i thanë gjykatës se të dyshuarit nga vëzhgimet ambientale rezulton se importuar nga viti 2015- deri në 2017 në total 28 kilogramë kokainë dhe sasi hashashi me një vlerë prej 960 mijë euro.



AlbaniaWeb.net