Me 6.000 kristale Swarovski, gjimnastja amerikane rrëmbeu medalje ari olimpike
Një rëndësi të veçantë, garuesit e Lojërave Olimpike 2024 i kanë kushtuar edhe veshjes me të cilat do të prezantoheshin para publikut të gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar.
Për t’u siguruar që do ketë vëmendjen e të gjithëve, kampionia e gjimnastikës artistike Simon Biles dhe shoqet e saj të skuadrës u shfaqën me një veshje të veçantë të stolisur me mbi 6000 kristale Swarovski, gjatë kualifikueseve të garës së përgjithshme.
Prodhuesit e GK Elite Sportswear shpjeguan se veshja speciale e gjimnasteve amerikane kushton rreth 3,000 dollarë (2,770 euro) duke qenë se përmban 6,539 kristale Swarovski të gjashtë ngjyrave të ndryshme me një dizajn rrjetë në pjesën e sipërme të trupit dhe mëngët, si dhe një pëlhurë kadife në konturet e veshjes.
27-vjeçarja nga Columbus Biles e mbylli testin me 59.5 pikë, rezultati më i mirë ndërkombëtar në tre vitet e fundit.
Rezultate premtuese patën dhe Sunisa Lee, Jade Carey, Jordan Chiles dhe Hezly Rivera, të cilat i dhanë mundësi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shkojnë në finale ekipore me rezultatin më të mirë përpara Italisë.