Farat e Susamit – Përfitimet e Mëdha për Shëndet të Mirë
Fara e susamit është një nga farat vajore më të lashta në mbarë rruzullin tokësor.
Vlerat e këtyre farave përmenden në shkrimet e shenjta të Babilonit mbi 4000 vjet më parë.
Farat e susamit ofrojnë yndyrna të shëndetshme që përmirësojnë shëndetin e lëkurës dhe jo vetëm.
Përfitimet Më Të Mëdha Të Farave Të Susamit
Kolesteroli
Farat e susamit dhe vaji i tyre kanë një ndikim shumë të fuqishëm në uljen e kolesterolit në organizëm.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org vlerësohet se konsumi ditor i 50 gr të farave pluhur për pesë javë me rradhë ka një ndikim shumë pozitiv në uljen e kolesterolit dhe praninë e antioksidantëve.
Shëndeti i Zemrës
Studimet shkencore kanë treguar se substancat që përmbajnë farat e susamit përmirësojnë profilin e lipideve në gjak, normalizojnë kolesterolin dhe tensionin e gjakut.
Në këtë mënyrë, farat e susamit rekomandohen për të mbrojtur shëndetin e zemrës.
Tensioni i Gjakut
Vaji esencial i farave të susamit konsiderohet një nga kurat më të forta natyrale për normalizimin e nivelit të tensionit të gjakut.
Ekuilibrat Hormonalë
Studimet shkencore, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar se farat e susamit ndikojnë për mirë prodhimin e hormoneve për shëndetin riprodhues të femrës dhe ruajnë ekuilibrat e tyre.
Mbipesha
Përbërësit e farave të susamit janë të dobishme për metabolizmin dhe kapacitetet e trupit në djegien e yndyrnave.
Përthithja e Ushqyesve
Përbërësit e farave të susamit shërbejnë si antioksidantë sepse ndihmojnë në përthithjen e vitaminës E dhe substancave të tjera të dobishme për organizmin.
Vitamina dhe Minerale
Farat e susamit janë një burim i mirë i shumë mineraleve dhe vitaminave siç janë fibra, proteina, hekuri, magnezi, fosfori, kaliumi, bakri dhe manganit.
Efektet Anësore Të Farave Të Susamit
Si çdo arror apo ushqim tjetër edhe farat e susamit mund të shkaktojnë disa reagime alergjike.
Këto fara përmbajnë oksalat, konsumi masiv i të cilit shkakton probleme në stomak dhe gurë në veshka.
Fakte Interesante
Fruti i susamit është në të vërtetë si një kapsulë drejtkëndore që kur piqet çahet në dysh dhe lëshon fara.
Bima e susamit e duron thatësinë dhe rritet në vende ku nuk mbijeton dot asnjë bimë tjetër.
Vetëm në vitin 2013, në mbarë botën u mblodhën 4.8 milionë toneata fara susami.
Mianmari është vendi që prodhon pjesën më të madhe të këtyre farave, ndërkohë që India është eksportuesi më i madh i tyre./AgroWeb.org