Pas dëmtimit të Ito, Bayern në “sulm” për mbrojtësin e Leverkursen. Për “aspirinat” oferta e papranueshme
Pas dëmtimit të Ito-s, Bayern Munich nuk po humbet kohë dhe është duke menduar për të afruar një mbrojtës gjatë kësaj merkatoje. Bayern pëlqen shumë lojtarin e Bayer Leverkusen, Jonathan Tah, megjithatë sipas raportimeve të medieve gjermane një transferim i tillë duket disi i komplikuar.
Në javët e fundit klubi bavarez ofroi 25 milionë euro (përfshirë bonuset) për Bayer Leverkusen, por mori një refuzim të ashpër. Simon Rolfes, drejtori sportiv i Bayer Leverkusen deklaroi se kjo ofertë nuk është e pranueshme për ta.
“Nuk ka asnjë ofertë të pranueshme që i përgjigjet vlerës së lojtarit sepse Tah është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”-deklaroi Rolfes. “Aspirinat” nuk ulen të negociojnë për më pak se 30 milionë euro, ndërsa bavarezët nga ana tjetër nuk janë të gatshëm të paguajnë më shumë se 25 milionë euro për 28-vjeçarin.