Mon, Nov 25, 2024

“Bëni delfinin, harrojeni peshkaqenin”/ Gara për portin e ri në Porto Romano, paralajmërimi i Ramës: Kemi peshkatarin e duhur…

  • PublishedJuly 30, 2024

Edi Rama: Royal Haskoning sjell për ne mundësinë që të kemi një nga mjeshtrat më mbreslënës të gjithë botës së inxhinierisë. Royal Haskoning do ta shoqërojë projektin, duke qenë partneri i qeverisë shqiptare për të mbikqyrur të ghjithë procesin, nga gara ndërkombëtare te punimet që do të bëhen në port. Deti ka shumë lloj speciesh dhe dihet se specia e njohur si më e frikshme është peshkaqeni. Ata që ndërtojnë porte, janë peshkaqenët e tokës, me vjen mirë që kanë ardhur, ndër kompanitë e listuara, pesë prej tyre janë më të mëdhatë në botë, por historia e zhvillimit të porteve ka treguar se nëse këto kompani gjejnë shesh, bëjnë një përshesh aq të madh sa atë shumën në fillim të tenderit ta çojnë dyfish trefish, katërfish, nëse nuk ke peshkatarë peshkaqenësh. Royal Haskoning na ka sjelle peshkatarin e duhur për t’i mbajtur peshkaqenët brenda rregullave, ndaj nga peshkaqenë do t’i bëjmë delfinë që në fund do ta na japin një spektakël ku të gjithë do të dalin të fituar.



AlbaniaWeb.net