Sane drejt rinovimit, por Arsenali insiston për sulmuesin
Rinovimi i Leroy Zane mbetet një çështje e rëndësishme. Në korridoret e zyrave të Bayern Munchen flitet për një qëndrim të mundshëm të 28vjeçarit, përtej kontratës ekzistuese që skadon në 2025.
Arsenali po monitoron situatën rreth Leroy Sané dhe negociatat për kontratën e tij të re me Bayern Munich. Reprezentuesi gjerman është në bisedime për të zgjatur kontratën me klubin bavarez përtej afatit aktual të vitit 2025 dhe sipas Sky Sport Deutschland është e mundur që preferenca e tij të jetë të qëndrojë në klub.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, vullneti i sulmuesit është vazhdimi i bashkëpunimit me bavarezët, por situata po ndiqet me interes nga një klub tjetër. Arsenal dëshiron të firmosë me Zane dhe mund të përdorë kartën e trajnerit të londinezëve, Arteta, pasi të dy kanë qenë pjesë e Manchester Cityt disa vite më parë, kur tekniku ishte asistent i Guardiolës.
Vetë Sane në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur: Falë tij dhe ideve të tij u përmirësova shumë. I kam ende në kokën time ato strategji dhe unë përpiqem t’i zbatoj ato në ndeshje.
Në sezonin e fundit, Sane u impenjua në 27 ndeshje me Bayernin, ku shënoi 8 gola dhe dhuroi 11 asiste. Ai numëron 4 sezone në Mynih, ndërsa për të parë nëse do largohet apo jo, na duhet të presim fundin e merkatos.
(J.S/)