Mbahet seancë dëgjimore në Senat për atentatin ndaj Trump/ Përse snajperistët s’e panë autorin? Shërbimi Sekret: Crooks u vra brenda 15.5 sekondave
Komitetet e Senatit Gjyqësor dhe Sigurisë Kombëtare po mbajnë një seancë dëgjimore për tentativën e vrasjes së ish-presidentit Donald Trump, ndërsa hetimet e shumta vijojnë ende.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Sekret Ronald Rowe po bën paraqitjen e tij të parë publike në ktë pozicion.
“Ky është një dështim i Shërbimit Sekret”, tha ai sipas CNN.
Ish-drejtoresha Kimberly Cheatle dha dorëheqjen javën e kaluar pas kritikave.
Hetuesit e FBI-së vazhdojnë të kërkojnë për motivin e sulmuesit. Ai la gjurmë të pakta në mediat sociale dhe përdori një pseudonim për të blerë armën.
Gjatë pyetjeve se përse snajperët e Shërbimit Sekret nuk e panë autorin para se ai të qëllonte ish-presidentin, drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret Ronald Rowe u tha ligjvënësve se Thomas Matthew Crooks u vra brenda 15.5 sekondave.
“Brenda 15.5 sekondave nga gjuajtja e tij e parë, ai është neutralizuar”, tha Roëe për Crooks.
Para se Crooks të qëllonte ndaj Trump, snajperët e Shërbimit Sekret nuk ishin në dijeni të pranisë së Crooks në çati, dëshmoi Rowe.
AlbaniaWeb.net