Tue, Nov 26, 2024

Jimmy Kimmel refuzon ofertën për të prezantuar eventin e njohur në SHBA

  • PublishedJuly 31, 2024

Çmimet “Oscar” janë padyshim një nga ngjarjet më të mëdha kinematografike në botë. Por, për “Daily Mail”, shkëlqimi i këtij eventi ka rënë.

Jimmy Kimmel mësohet se ka refuzuar ofertën e organizatorëve për të prezantuar ceremoninë.

Ceremonia e Oscars të këtij viti pati 19.5 milionë shikues, vetëm 4% më shumë nga 18.7 milionë shikues që kishte në vitin 2023, megjithëse ende nuk ka thyer rekordin e vitit 1998, viti kur “Titaniku” fitoi 11 çmime Oscar.

Përvec Kimmel edhe i preferuari i fansave John Mulaney thuhet se ka refuzuar ofertën për të prezantuar ceremoninë e 2025-ës.

Prezantuesi dhe producenti ekzekutiv i “Jimmy Kimmel Live” të ABC më parë drejtoi këtë ngjarje madhështore në vitin 2017, 2018 dhe 2023.

Ceremonia e 97-të e Oscars do të mbahet të dielën, më 2 mars 2025. Ende mbetet mister se kush do e prezantojë.