Wed, Nov 27, 2024

Josa nuk e bën “dramë” humbjen në miqësore: Presim edhe një sulmues

  • PublishedJuly 31, 2024

Trajneri Mirel Josa e ka nisur me humbje aventurën e tij të parë te Besa, ndonëse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore që u luajt të dielën dhe u fitua nga Pogradeci në shifrat 1-0.
Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” trajneri Josa nuk e bën dramë rezultatin, madje ai mbeti i kënaqur nga loja dhe paraqitja e lojtarëve të tij në fushë.

“Prisja më shumë reagim, meqë ishte ndeshja e parë miqësore në drejtimin tim. Gjithsesi, në disa faza të lojës reagimi erdhi. Të dy ekipet u përpoqën të sillnin në fushë më tepër nga idetë e tyre. Unë mund të flas për skuadrën time, e cila më pëlqeu për mënyrën si e qarkulloi topin, si doli në aksione para portës kundërshtare dhe këtë e bëmë disa herë. Kishte defekte? Sigurisht që kishte, pasi ishte ndeshja e parë miqësore. Unë në përgjithësi jam i kënaqur, pavarësisht se humbëm. Skuadra duhet të mësohet se është ndërtuar për të arritur një objektiv dhe duhet të punojë mbi këto defekte që pamë. Koha deri në fillim të kampionatit nukështë shumë e gjatë, qoftë sa i takon pjesës fizike, qoftë asaj taktiko-teknike”, u shpreh fillimisht trajneri Josa.

I pyetur se ado të ketë afrime të tjera nëekip, “timonieri” i verdhezinjveu përgjigj: “Presim një sulmues, sepse ne përgjithësi në ndeshjenmiqësore me Pogradecin dolëmpara portës, por nuk ishim efikas, qoftë dhe sa i takonzgjedhjeve për pasin e fundit, qoftë për shoqërimin e topit kur luanim nga krahët. Gjë, që nee kemi punuar gjatë kohës këtu.Megjithatë, besoj se me kalimine kohës do të përmirësohemi.Gjatë kësaj periudhe do të luajmë dhe disa miqësore. Tëmërkurën do të testohemi përballë Lushnjës, më pas do tëluajmë me Tiranën, Skënderbeun. Këto ndeshje do të na shërbejnë për stabilizimin eskuadrës”.

AlbaniaWeb.net