Thu, Nov 28, 2024

Të dielën votohet në Himarë/ Procesi ka ankesa edhe nga vetë drejtuesit e KQZ. Pelinku: U shtuan votuesit

  • PublishedJuly 31, 2024

Te dielën himariotët janë ftuar të votojnë  për kryetarin e ri të Bashkisë. Po ndërsa na ndajnë tri ditë nga dita e zgjedhjeve në  bashkinë  e Himarës procesi po shoqërohet me denoncime për parregullsi. Nënkomisionarja e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve Lealba Pelinku  ngriti shqetësimin se në listën e zgjedhësve janë shtuar  në mënyrë të dyshimte 311 votues në harkun kohor të 1 viti.

Pelinku: Rezulton që 311 votues kanë ndryshuar vendbanimin në Himarë nga prill 2023 deri 10 korrik.  Duke pasur rritje anormale kemi kërkuar specifikim datash pasi ka dyshime që ndryshimet kanë ndodhur në ditët para daljes së dekretit  të presidentit për zgjedhje.

Për fryrjen e listës së zgjedhësve është vënë në dijeni  edhe drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile.

Pelinku: S’kemi ende përgjigje. Lista  është përfundimtare s’mund të ndryshohet nga gjetjet e tilla mund të ketë hetim të thelluar për çfarë ka ndodhur me gjendjen civile në Himarë nëse janë respektuar procedurat e zhvendosjes.

Në prag të zgjedhjeve në Himare, në KQZ u testuan pajisjet e identifikimit biometrik që do të përdoren ditën e diel.  Problem vijojnë të jetë  gjetja e operatoreve që do të përdorin pajsjet PEI, por nënkomisionerja  siguroi se  janë marrë masa për zëvendësimin e tyre  me  administratën e KQZ që procesi të mos bllokohet.



AlbaniaWeb.net