Thu, Nov 28, 2024

Partizani “izolohet” në Cërrik, formacioni kundër Iberias është si ekuacion

  • PublishedJuly 31, 2024

Partizani po përgatit detajet e fundit të misionit të madh të përmbysjes kundër Iberias nesër në 20:00 në “Elbasan Arena”. Të kuqtë për disa ditë janë përgatitur në “Arenën e Demave”, ku edhe kanë marrë ngarkesat e duhura në aspektin fizik, përveç detyrave dhe skemave taktike.

Dje skuadra është stacionuar në qytetin e Elbasanit, ku është grumbulluar për të kaluar gjithë përqendrimin te kjo ndeshje vendimtare. Skuadra po trajtohet sipas një diete të caktuar nga stafi dhe dje pasdite ka kryer seancën e radhës disa kilometra më tutje, në qytezën e Cërrikut. Klubi është kujdesur që në seancë të mos ketë asnjë spektator të paftuar, për të mbajtur sekret çdo detaj në lidhje me skemën apo formacionin që trajneri Shehi do të shpalosë në fushë.

Fakt është se do të ketë ndryshime, ndikuar nga vetë specifika e ndeshjes, nevojat që skuadra ka, por edhe nga mungesat. Marçelino Preka ka pësuar një dëmtim muskulor dhe po rikuperohet i veçuar, teksa shanset për të luajtur sërish në Europë janë të vogla. Rrapaj u ndëshkua me të kuq në Gjeorgji dhe mungon në këtë ndeshje, duke lënë një boshllëk në mesfushë. Mungon edhe Murataj, që nuk llogaritet më si pjesë e ekipit. E gjithë pjesa tjetër e ekipit nuk kanë paraqitur probleme dhe janë gati.

Ajo që ka rënë më së shumti në sy, ka qenë një rritje e ndjeshme e impenjimit të lojtarëve në stërvitje, mbi ritmin normal të tyre. Ky detaj tregon edhe dëshirën e madhe dhe synimin për ta arritur këtë përmbysje kundër Iberias, e cila mori një fitore ndoshta të dhuruar në Gjeorgji.

FORMACIONI – Izolimi dhe përpjekjet e klubit për të mos zbuluar detaje e bëjnë të vështirë saktësimin e 11-shes, por disa indicie ekzistojnë. Fakti që duhet të shënojë sa më shpejt pritet ta detyrojë trajnerin Shehi, që të shtojë më shumë sulmues në fushë, sigurisht pa prishur balancat. Rikthimi te skema klasike 4-3- 3 shihet si versioni më i mundshëm. Në mbrojtje mund të ketë një inkuadrim të Janjevës, teksa në sulm janë dilemat më të mëdha, sidomos në krahun e majtë, aty ku Zeka ende nuk ka dhënë sinjale dhe ka lënë në fuqi një balotazh mes Rifës dhe Bintsukës.

Fdgf
Fdgf
AlbaniaWeb.net