Wed, Nov 27, 2024

Mandati Olta Xhaçkës: Gjykata Kushtetuese shprehet se Socialistët cenuan themelet e shtetit

  • PublishedJuly 31, 2024

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimmarrjen e Kuvendit sa i përket mandatit të deputetes , kritikon ashpër shumicën parlamentare për shkelje kushtetuese me pasoja të rënda.

Në vendimin e zbardhur në 30 korrik, arsyeton se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e gjykatës në shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe se kjo shkelje e kushtetutës kishte prodhuar një krizë të re, që veç të tjerash cenon vetë themelet e shtetit.

“Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës”, shkruhet e bardhë në të zezë në vendimin e arsyetuar të Gjykatës.

Vendimi i Gjykatës u mor më 10 korrik me shumicë 8 me 1 dhe është i dyti në radhë që e gjen shumicën në Kuvend në shkelje të kushtetutës sa i përket mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Në vendim Kushtetuesja e urdhëron Kuvendin të dërgojë për shqyrtim para saj kërkesën e opozitës për të shqyrtuar “papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, , i cili po ndërton një hotel në . Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi, nuk kishte përfituar asnjë centimetër tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik.

Përplasja mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese vijon prej gati dy vjetësh, pasi shumica parlamentare ka zvarritur vazhdimisht vendimmarrjen për këtë çështje, duke refuzuar të dërgojë në Gjykatë për shqyrtim mocionin për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të Xhaçkës. Në fjalën e saj gjatë votimit në Kuvend në prill të këtij viti Xhaçka fajësoi mediat dhe pretendoi se Gjykata Kushtetuese e kishte pushuar çështjen.

Por vendimi i ri i Gjykatës i ka përgënjeshtruar këto qëndrime, duke e cilësuar sjelljen e shumicës parlamentare si antikushtetuese dhe duke urdhëruar që çështja të shkojë para saj për shqyrtim në themel.

Gjykata Kushtetuese arsyeton se edhe fakti që Kuvendi ia ka nënshtruar vendimin e saj shqyrtimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet është cenim i kushtetutës që vë në dyshim rolin e vetë gjykatës.

“Struktura në të cilat shumica parlamentare ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të vendimit të Gjykatës, ka thirrur ekspert të jashtëm dhe, më pas, ka vlerësuar se çështja duhet t’i përcillet për votim seancës plenare, votim në të cilin gjente zbatim parimi i mandatit jodetyrues”, thuhet në vendim.

Gjykata, e cila e mori në shqyrtim çështjen me kërkesë të deputetëve të opozitës, ka arsyetuar ndër të tjera se pretendimi i shumicës se deputetët ishin të lirë të votonin në këtë rast ashtu si edhe në vendimmarrje të tjera, është shkelje e parimeve kushtetuese.

Gjykata shprehet se rasti në fjalë nuk i nënshtrohet dhe nuk përligjet me parimin e “mandatit jodetyrues të deputetit, për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës nuk është një çështje politike”.

Gjykata arsyeton se zbatimi i vendimit të saj në rastin konkret nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare, “por një procedurë për ekzekutimin e një detyrimi konkret të lindur prej tij, sikurse është ai për dërgimin asaj të çështjes së papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka të ngritur mbi mocionin e 1/10-ës së deputetëve, ndaj qëndrimi i Kuvendit në këtë drejtim është i pabazuar”.

Në vendimin e arsyetuar gjykata po ashtu vlerëson se shumica parlamentare ka përvetësuar rolin e saj duke marrë përsipër analizimin e çështjes në themel, duke pretenduar se Xhaçka nuk kishte ndërmarrë veprime konkrete në shkelje të Kushtetutës.

“Gjykata ka vërejtur se çështja e vlerësimit të papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes, e cila nëpërmjet bashkëshortit mund të ketë ushtruar veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe të ketë fituar pasuri të këtyre, referuar fakteve, nuk i takon vlerësimit të Kuvendit, por vlerësimit të kësaj Gjykate”, thuhet në vendimmarrje.

Në mendim pakice gjyqtarja , ka arsyetuar se Gjykata Kushtetuese duhej të merrte direkt në shqyrtim çështjen në themel, pa pritur votimin e parlamentit por duke u nisur nga padia e opozitës.

Para zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues të shumicës e sulmuan atë si të “paqartë”. Ish-kreu i grupit parlamentar socialist, , tha më 24 korrik se Kuvendi do të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias për çështjen.

Në një dalje për mediat, Çuçi mbajti një qëndrim kundërshtues ndaj formulimeve të vendimit të gjykatës ku u kërkohet deputetëve “të votojnë në përputhje me urdhërimin e Gjykatës”, duke e cilësuar këtë formulim si anti-kushtetues.

“Do të votoj si t’ma dojë mendja mua, jam i pavarur”, u përgjigj ai.