Thu, Nov 28, 2024

Si përfundim sa u paguan, Lady Gaga dhe Celine Dion për performancat në Paris?

  • PublishedJuly 31, 2024

Të premten e kaluar Celine Dion dhe Lady Gaga kënduan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 në Paris. Para ngjarjes, nga media të ndryshme u raportua se dy këngëtaret do të “paguheshin shumë”.

Madje, pretendohej se Dion do të merrte 2 milionë dollarë për këngën që këndoi dhe se të gjitha shpenzimet e saj do të ishin të paguara. Megjithatë, një zëdhënës e mohoi pretendimin për mediat e huaja, duke deklaruar: Ndryshe nga raportet e disa mediave, interpretuesit në ceremonitë e Lojërave Paris 2024 nuk do të marrin asnjë shpërblim, asnjë qindarkë për performancën e tyre. Vendimi i tyre për t’u paraqitur në këto rrethana pasqyron dëshirën e tyre për të qenë pjesë e një ngjarjeje historike për Francën dhe botën e sportit.

Në një postim që bëri pas performancës së saj, Celine Dion dërgoi mesazhin e mëposhtëm: Është nder të performoj sonte për ceremoninë e hapjes në Paris 2024 dhe jam shumë e lumtur që jam rikthyer në një nga qytetet e mia të preferuara! Mbi të gjitha, jam shumë e lumtur të festoj me këta atletë të mrekullueshëm, me të gjitha historitë e tyre të sakrificës dhe vendosmërisë, dhimbjes dhe këmbënguljes. Të gjithë ju keni qenë kaq të përqendruar në ëndrrën tuaj, dhe nëse merrni një medalje apo jo, të jesh këtu do të thotë që ëndrra juaj është realizuar! Ju të gjithë duhet të jeni kaq krenarë, ne e dimë se sa shumë keni punuar për t’u bërë më i miri nga më të mirët. Qëndroni të fokusuar, vazhdoni, zemra ime është për ju!

Në një postim për ceremoninë e hapjes në Paris, ka vazhduar edhe Lady Gaga. Këngëtarja në postimin e saj ka shprehur ndër të tjera mirënjohjen dhe emocionin për ftesën për të kënduar në Lojërat Olimpike të Parisit dhe ka shpjeguar përgatitjen që ka bërë.