Juventus me ofertë zyrtare për mesfushorin, por Atalanta bën “bllok”
Juventusi ka vendosur të kalojë nga fjalët në vepra për Teun Koopmeiners. Mesfushori holandez është dëshira e Thiago Motta-s, i cili e ka vendosur në krye të listës prioritare, për ta afruar kështu në Torino.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Juve ka paraqitur një ofertë të parë zyrtare Atalantës. Bëhet fjalë për një propozim që shkon rreth, 45 milionë euro. Për momentin nuk ka ardhur asnjë përgjigje nga Bergamo, por dihet që pretendimet e zikaltërve janë 60 milionë euro për ish-lojtarin e Az Alkmaar.
Kontrata e Koopmeiners me Atalantën skadon më 30 qershor 2027, paga është rreth 1.5 milionë. Ajo që shkruajnë mediat ka të bëjë me faktin se është arritur marrëveshja mes përfaqësuesve të holandezit dhe Giuntolit. Koopmeineres-it i është ofruar një kontratë pesëvjeçare me pagë 4.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të shihet.
(J.S/)