Thu, Nov 28, 2024

Pse po rriten çmimet? Fermerët në Lushnjë: Po shesim shumë lirë, mungon kontrolli tek tregtarët e shumicës

  • PublishedAugust 1, 2024

Çmimet me të cilat po shiten produktet bujqësore vazhdojnë të mbeten një nga shqetësimet më të mëdha si për prodhuesit ashtu edhe për konsumatorët fundorë.

Çdo ditë vihet re një diferencë e lartë e çmimit nga shitja e produktit në tregun e shumicës në atë të pakicës. Këta fermer të ardhur nga zona e Beratit tregojnë sesa të vështirë e kanë të shesin dhe se si tregtarët e shumicës tentojnë t’a ulin çmimin në minimum.

Për ta nuk janë të pakta rastet që vijnë në treg dhe ikin serish me prodhimin në makinë pasi nuk arrijnë t’i shesin.

Ndërsa ky tregtar nga Tirana i cili ka ardhur në Lushnjë të furnizohet shprehet se për çmimin nuk vendosin ata, por vendos tregu në bazë të kërkesës që ka.

Fermerët por edhe tregtarët e shumicës, ankohen se ka munguar kontrolli nga autoriteti konkurrencës çka ka bërë që çmimet e frutave dhe perimeve, nga dora e fermerit tek konsumatori të jenë dyfish apo trefish më të larta.



AlbaniaWeb.net