Dueli i mbushur me polemika në Lojërat Olimpike/ Kundërshtarja u tërhoq pas 45 sekondash, reagon për herë të parë transgjinorja: Shyqyr që…
Fitorja e transgjinores Imane Khelif kundër Angela Carinit në boksin e femrave ka shkaktuar polemika në Lojërat Olimpike të cilat po mbahen në Paris.
Carini u tërhoq 46 sekonda në duelin kundër Khelif pasi vendosi se nuk mund të vazhdonte më pasi u godit me dy grushte.
Khelif u lejua të garonte në Paris 2024 në fillim të këtij muaji, si dhe konkurrentja e Tajvanit Lin Yu-ting pasi u administrua nga një organ tjetër për Kampionatin Botëror.
Angela Carini (blue, female) abandons fight against Imane Khelif (red, male) a few minutes into fight /1 pic.twitter.com/yOIvZkDaow
— FairPlayForWomen (@fairplaywomen) August 1, 2024
Pas fitores së saj kontroverse, algjeriania theu heshtjen e saj në rrjetet sociale me një mesazh për fansat e saj.
Ajo ka shkruar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram: “Elhamdulilah. Fitorja e Parë”.
25-vjeçarja do të përballet me hungarezen, Anna Luca Hamori, pasi ajo mundi australianen Marissa Williamson me vendim me pikë.
Ndeshja e tyre do të zhvillohet të shtunën më 3 gusht në orën 16:22.
Khelif iu shmang mediave pasi doli nga arena pas fitores së saj të diskutueshme kundër Carinit.
AlbaniaWeb.net