Thu, Nov 28, 2024

Presidenti i IOC, sqaron situatën e boskieres alegjeriane, pas takimit me Melonin: Khelif është një grua, konfirmimi shkencor do të qartësojë çështjen

  • PublishedAugust 2, 2024

Është padyshim lajmi kryesor, ai i ndeshjes së boksit për femra në Lojërat Olimpike “Paris 2024” mes algjerianes Imane Khelif dhe boksierjes italiane Angela Carini. Lotët e kësaj të fundit dhe fjalët “Kjo nuk është e drejtë” bën xhiron e gjithë mediave ndërkombëtare. Për t’i shtuar benzinë zjarrit shërbeu edhe deklarata e kryeministres italiane Meloni e cila theksoi se ndeshja nuk ishte e barabarte mes dy boksierëve. Shumë media e cilësuar boksieren alegjriane si transgjinore, por disa të tjera bën me dije në fakt se Khelif ka lindur femër, por ajo ka doza të shtuara testosteroni në organizimin e saj, gjëe cila ka ndikuar edhe në zhvillimin dhe strukturën e saj.

Për të sqaruar më shumë situatën e krijuar, Meloni takoi edhe Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, gjermanin Thomas Bach, i cili sqaroi mediat menjëherë pas takimit me kryesiminitren:

“Ishte një takim pozitiv, biseduam edhe për rastin Carini. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt për të ‘mirëpritur’ të njëjtin formim shkencor dhe për ta bërë situatën më të kuptueshme sepse ajo (boksierja hiperandrogjene algjeriane Imane Khelif,.) ajo është një grua dhe ka konkurruar për gjashtë vjet në nivel ndërkombëtar”. Kështu tha presidenti i IOC-së, Thomas Bach, në fund të takimit me kryeministren Giorgia Meloni në Paris. “Ne ndajmë pikëpamjet dhe biem dakord për sqarimin dhe përmirësimin e sfondit shkencor për të cilin folëm,” shtoi ai.

AlbaniaWeb.net