Sat, Nov 23, 2024

E shkarkuan nga puna si tenor? Armaldo sqaron të vërtetën: Unë e arrita qëllimin tim, sapo të hapen audicionet…

  • PublishedMay 27, 2023

Tenori dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Armaldo Kllogjeri ka sqaruar sesi qëndron e vërteta për shkarkimin nga puna pranë Teatrit të Operas dhe Baletit.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Armaldo tha se u shkarkua nga institucioni pasi kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar, por do të rikthehet sërish.

“Jam ende pa punë në Institucionin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Qëlloi një situatë dhe periudhë paksa e ndërlikuar se ishin zgjedhjet dhe nuk kisha mundësi të rifilloja përsëri. Duke qenë se kishte mbaruar afati lejes që unë kisha kërkuara, automatikisht drejtoria apo administrata zbatuan ligjin për të më pezulluar nga puna.”

Kur ke ndërmend të rikthehesh?

“Sapo të rihapet audicioni, do jem sërish në punë.”

E kupton ca të bëri Bigu, të la pa punë

“Për të arritur qëllimet në jetë duhet të sakrifikohesh. Qëllimi im të njihesha më shumë në publik që kishte një shikueshmëri të jashtëzakonshme, por edhe për të përçuar disa vlera familjare apo njerëzore që nuk po i përmend sepse besoj janë vënë re brenda shtëpisë”-tha Armaldo.