Pamje të rënda! Publikohet momenti i dhunimit të Medi Isenit
Ky është momenti kur dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale Muhamet Iseni, i njohur ndryshe dhe si Med Iseni. Ai është rrahur barbarisht në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme nga tetë persona. Ai ka qenë i shoqëruar nga kunati i tij, i cili gjithashtu ka përfunduar në spital i gjakosur.
Video u publikua fillimisht nga Stresi, e më pas Medi ndau të plotën duke shkruar:
‘Ky është Arkimed Lushaj, edhe video mka bo djali i Sali Lushës t’besës. 10 veta kjo osht pa besija po mirë mirë fituat’.
Medi Iseni e akuzon Stresi pas dhunës ndaj tij se e kishte prerë në besë në ambientet e klubit, duke e mbyllur në prapaskenë, teksa aty hynë disa persona të cilët e dhunuan. I akuzuar për përfshirjen në ngjarje është edhe reperi tjetër shqiptar, Rigels Rajku i njohur si “Noizy”.