Mirlind Daku drejt një aventure të re, klubi i Serie A bën gati ofertën për të transferuar sulmuesin e Kombëtares
Mirlind Daku mund ta mbyllë me Rubin Kazanin, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pritet të të nisë një aventurë të re këtë sezon.
Për 26-vjeçarin e lindur në Gjilan ka shfaqur interes dhe klubi i njohur italian, Cagliari. Pasi transferoi Alen Sherrin nga Egnatia, klubi që militon në Serie A duket se do edhe një futbollist tjetër shqiptar.
Siç bëjnë me dije mediat ruse, Cagliari ofroi 3 milionë euro për shërbimet e Dakut, një ofertë që u refuzua menjëherë nga ana e Rubin Kazanit.
Tashmë, klubi italian ka rritur ofertën në 5 milionë euro, plus 3 të tjera bonuse në bazë të golave dhe asistove që ai do të bëjë. Oferta nuk është e keqe, por Rubini duket se është i bindur që nuk do ta lëshojë Dakun pa 10 milionë euro.
Cagliari improved their offer to €5m + €3m in bonuses (matches, goals/assists). First offer was made in early July.
The offer isn’t bad but it still doesn’t suit Rubin, who demand at least €10m.
(@OnooQ) https://t.co/zW7XGMzVTA pic.twitter.com/Zrq29UHtIe— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 1, 2024
Nga ana tjetër, babai i sulmuesit, i cili në të njëjtën kohë është dhe agjenti i tij, është në kontakte të vazhdueshme me Cagliarin, por gjithashtu dhe me CSKA-në e Moskës, Lokomotivën e Moskës dhe disa klube nga Bundesliga gjermane.
Në startin e këtij sezoni, Daku ka luajtur dy ndeshje të plota për Rubin Kazanin, nga të cilat numëron një gol dhe një asist.
AlbaniaWeb.net