Noti ka një “mbret” të ri, Leon Marchand bën të “harrohet” Michael Phelps
Këtë të premte, francezi León Marchand konsolidoi statusin e tij si mbreti i notit në Lojërat Olimpike Paris 2024 me titullin në stilin 200 metra dhe e mbylli garën me gjithsej katër medalje ari dhe katër rekorde olimpike.
Me presidentin francez, Emmanuel Macron, në tribuna, Marchand madje kërcënoi të thyente rekordin botëror në distancë (1.54.00 minuta), i cili i përket amerikanit Ryan Lochte, por përfundoi me një tjetër rekord olimpik, me kohën 1.54.06.
Francezi, i cili theu një rekord olimpik që mbahej nga Michael Phelps që nga viti 2008 (1.54.23), dominoi me 1.25 sekonda distancë ndaj britanikut Duncan Scott (1.55.31), që mori medaljen e argjendtë.
Në moshën 22-vjeçare, Marchand, djali i dy ish-notarëve olimpikë francezë, arriti një sërë fitoresh në finalet ku mori pjesë. E nisi të mërkurën, kur u bë kampion i 400 metrave stil i përzier.
Tri ditë më vonë, francezi siguroi, në më pak se dy orë, fitoi titujt në 200 bretkosë dhe 200 flutur, duke arritur një “dopietë” të paprecedentë në të njëjtin sesion, një sukses që nuk e ka arritur as amerikani Michael Phelps.
Titulli i katërt i Marchand pothuajse la në hije suksesin e australianes Kayle McKeown, e cila sot rifitoi titullin e saj olimpik në 200 metra shpinë, pasi kishte bërë tashmë të njëjtën gjë në 100 metra shpinë.