Thu, Nov 28, 2024

Paraqitje fantastike për Franko Burrajn, atleti shqiptar e mbyll në vendin e dytë garën e 100 metrave dhe kualifikohet në raundin e parë

  • PublishedAugust 3, 2024

Atleti shqiptar, Franko Burraj debutoi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, në baterinë e tretë paraeliminator të garës së 100 metrave për meshkuj.

25-vjeçari e mbylli këtë garë në vendin e dytë, duke u kualifikuar për në raundin e parë të kësaj disipline.

Burraj regjistroi kohën 10.6 sekonda, duke thyer rekordin persona, teksa u renditur pas Noa Bibit, atleti nga Mauritius.

Atletika shqiptare do të vazhdojë ditën e nesërme me Luiza Gegën, e cila do të garojë në disiplinën 3000 metra me pengesa për femra.



AlbaniaWeb.net