Ndihma e parë në aksidente, vëzhgimi i Top Channel krah ekipit të urgjencës kombëtare në Elbasan
Në momentin që kemi një rast urgjent shëndetësor, mbërritja në kohë e ambulancës është thelbësore. Në shumë raste ankohemi dhe akuzojmë për vonesën e ndihmës.
Por sa të gatshëm janë drejtuesit e mjeteve apo edhe këmbësorët t’i japin përparësi lëvizjes së ambulancës në shërbim.
Në qytetet tona rrugët kanë shumë problematika, korsitë e emergjencave mungojnë, në raste të tjera rrugët janë të ngushta e në disa zona nuk ka fare rrugë automjetesh.
Në këto kushte e vetmja mundësi për të ndihmuar është të mos pengojmë. Përpara se të tregohesh indiferent, mendo sikur ambulanca të jetë nisur në shtëpinë tënde.
AlbaniaWeb.net