Sat, Nov 30, 2024

Giroud “prek” ëndrrën amerikane: Dua të fitoj trofe me Los Angeles FC, ja kush më bindi për transferimin

  • PublishedAugust 3, 2024

Oliver Giroud ka zbarkuar në SHBA. Sulmuesi francez është gati të nisë aventurën amerikane me Los Angeles FC, klub me të cilin ka firmosur deri në dhjetorin e vitit 2025. 37-vjeçari, i cili në tri sezonet e fundit ishte pjesë e Milanit në Serie A, ka zbuluar personin që e bindi të vijonte karrierën përtej oqeanit.

“Shpresoja të kisha mundësinë të bëja më tepër, por nuk do t’i harroj kurrë 13 vitet e kaluara në futbollin europian. Gjithashtu edhe vitet e kaluara me kombëtaren e Francës janë të paharrueshme.

Unë gjithsesi mbetem një person shumë konkurrues dhe dua të jap më të mirë time edhe tek ekipi i ri. Dua të fitojë të tjerë trofe, tashmë me fanellën e Los Angeles FC. Është fantastike të rigjej Hugo Lloris. Të them të vërtetën, ishte pikërisht Hugo ai që më mbushi mendjen të vija këtu për të përjetuar ëndrrën amerikane”. Dhe pas shumë “betejave” e sukseseve së bashku me portierin e njohur te Franca tashmë do të jenë përsëri shokë skuadre te Los Angeles FC.

Giroud ka veshur 137 herë fanellën e kombëtares franceze, teksa për momentin është golashënuesi më i mirë në historinë e “Gjelave” me plot 57 gola.

AlbaniaWeb.net