S’është e thënë që fëmijën ta konsiderosh si qenien më të rëndësishme/Sqarohet Dojna
Dojna Mema e cila momentalisht është duke shijuar pushimet me familjen e saj në Suedi është përballur me një situatë sa të pakëndshme. Siç tregon moderatorja në Instagram i kanë ardhur shume mesazhe me një video të shkëputur nga intervista me Klan Kosova ku flet për eksperiencën si nënë në fillimet e para kur ajo solli në jetë djalin e saj Nolan Sol.
”Nuk është e thënë që në momentin e parë që të vendoset fëmija në dorë t’i duhet ta konsiderosh si qënien më të rëndësishme të jetës tënde. Jo sepse ndoshta të duhet një proces më i gjatë. Për mua ka qenë një proces pak i gjatë, sepse e kisha përfytyruar në kokën time komplet ndryshe. Pra imazhin e tij e kisha përfytyruar komplet ndryshe dhe në momentin që erdhi Nolan Sol thashë ky është? Se nuk po e njoh me atë që kisha krijuar kokën time sepse isha pak konfuze. Kam qenë pak konfuze ditët e para, muajt e parë, 2-3 muajt e mia pastaj ai është qënia më e rëndësishme për të cilin unë frymoj”, shprehet ajo.
Dojna e prekur nga komentet për këtë pjesë interviste të shkëputur ku flet për muajt e parë të mëmësisë dhe që po qarkullon kudo në rrjete sociale, u jep një mesazh personave që e kanë fyer dhe gjykuar në një konetacion tërësisht negativ.