Wed, Nov 27, 2024

Zgjedhje Himarë 2024: Live Blog

  • PublishedAugust 4, 2024

7:00 – Hapen kutitët e votimit në bashkinë për zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak. Në orën shtatë të mëngjesit kutitë janë hapur në 36 qendra votimi në tre njësitë administrative të bashkisë Himarë. Në këto kanë të drejtë votimi 23,130 zgjedhës.

7:05 – Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 36 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

7:15 -Kandidatët për kryebashkiak në Himarë janë , nga dhe , nga Partia Demokratike, i mbështetur nga dhe . Me profesion mjek, Tavo është zgjedhur disa herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përpara se të kandidonte si kryebashkiak për bashkinë Himarë, ai mbajti për disa muaj postin e Prefektit të Vlorës. Ndërkohë rivali i tij Petro Gjikuria është një biznesmen shqiptaro-amerikan me origjinë nga Dhërmiu.

7:20 – Në prag të zgjedhjeve për kryebashkiak të Himarës, në njësinë administrative , marrëdhënia e vendësve me një grusht njerëzish të cilëve, socialistët i referohen si “investitorë” ndërsa demokratët si “oligarkë” duket se është tema kryesore, krahas marrëdhënieve shqiptaro-greke. Lexo reportazhin e gazetarit Gjergj Erebara duke klikuar këtu.

7;25- Pyetur nga BIRN, secili nga kandidatët nuk u shpreh qartë se si e mendonin çështjen e Kakomesë. Pasi përgëzoi niviciotët për rezistencën,  Petro Gjikuria tha se ai priste të hynte në bashki për të kuptuar se mbi çfarë baze ligjore gjiri është rrethuar dhe plazhi është ndaluar apo se nga kush.

“Kur të vete në zyrë, do ta gjej se pse është mbyllur,” tha ai. “Do të mundohem të ndaloj vjedhjen,” shtoi.

Kandidati Tavo tha se priste që problemi i Kakomesë të zgjidhet përmes “angazhimit të aktorëve dhe faktorëve në këtë çështje, fshati, investitori dhe qeveria, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare”. I pyetur më specifikisht se çfarë nënkuptonte me zgjidhje dhe nëse mbështeste apo jo pretendimin e niviciotëve, Tavo nuk u shpreh prerazi ndërsa pyetur nëse kishte dijeni se kush ishte investitori tha:

“As që ia kam haberin”.