Zgjedhjet në Himarë/ Celibashi: Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika, identifikimi po bëhet përmes pajisjes elektronike
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi përmes një reagimi në X shprehet se procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika në Himarë.
“Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë.
Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika.
Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, shkruan Celibashi.
Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë.
Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI)… pic.twitter.com/2VPV666U0S— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) August 4, 2024
AlbaniaWeb.net