Adelina Tahiri në gjendje të rënduar, publikon foto nga spitali
Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri është tejet aktive në rrjete sociale, duke mbajtur audiencën e saj të informuar me ngjarjet e fundit që ndodhin në jetën e saj. Prej disa javësh, Adelina po shijonte pushimet me familjen, por duket se diçka ndodhi.
Ajo ka publikuar një “instastory” nga spitali, ku shihet duke marrë serum. Adelina ka theksuar se po ndihet keq me shëndet.
“Te them te drejten sot skam qen mire, po besoj ta marr veten ne ditet ne vijim”, ka shkruar këngëtarja.