Sat, Nov 23, 2024

Në gjendje depresioni, hidhet nga kati i 15-të i pallatit, humb jetën 44-vjeçari në Tiranë

  • PublishedMay 27, 2023

Një 44-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 15-të i një pallati në ndërtim në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Policia bën me dije se 44-vjeçari dyshet të ketë qenë në kushte depresioni.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.05.2023, shtetasi E. T., 44 vjeç, banues në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka shkuar në një pallat në ndërtim e sipër, në bulevardin “Bajram Curri”, dhe dyshohet se në kushte depresioni, është vetëhedhur nga kati i 15-të i kësaj ndërtese dhe ka rënë në katin e 10-të.
Si pasojë 44-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut të vetëhedhjes së 44-vjeçarit nga lartësia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.