Tom Cruise harron Elsinan, përflitet për romancë me këngëtaren 35 vjeçe më të re
Tom Cruise ka qenë në vëmendje gjatë kësaj kohe pasi është bërë ‘i pandashëm’ nga një këngëtare që e takoi në ‘Glastonbury’.
Bëhet fjalë për Victoria Canal, 25-vjeçe, e cila është parë me të kudo nëpër xhirime. Dyshja fillimisht u bënë miq pas takimit në festivalin britanik në qershor, por burimet tani mendojnë se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një nivel tjetër.
Dyshimet u ngritën për herë të parë kur Tom, 62 vjeç, e ftoi atë në xhirimet e “Mission: Impossible 8 në Oxfordshire”.
“Tom e ftoi Victorian ta shikonte filmin për të gjithë ditën dhe kjo nuk është diçka që ai e bën për miqtë e tij të rastësishëm”, thanë nga ekipi i tij.
Duke vënë në dukje diferencën 35-vjeçare të çiftit në moshë, burimi vazhdoi: “Mund të ishte dukur e pamundur që ata të bëheshin asgjë më shumë se miq, por ata janë pak a shumë të pandashëm”.
Ata u takuan për herë të parë pasi Victoria iu bashkua Coldplay në skenën e Piramidës së bashku me Michael J Fox. Victoria ka lindur në Mynih dhe u transferua në Barcelonë në moshë të re.