E kërkon Liverpool, New York Times “përkëdhel” Asllanin: Po kalon në një tjetër nivel
Inter mbetet favoriti kryesor për të triumfuar në Serie A, për të mbrojtur titullin kampion, ndërsa Inzaghi dhe pjesa tjetër e stafit drejtues vijojnë përgatitjet për të qenë gati për fillimin e sezonit të ri. Këtë periudhë vere në shtëpinë zikaltër është lakuar shpesh edhe emri i Kristjan Asllanit, me mesfushorin kuqezi që shihet ka shumë klube si një përforcim potencial.
Pavarësisht se Asllani në çdo dalje publike ka shprehur vullnetin e tij për të vijuar karrierën në Milano, emri i tij mbetet fiks në tregun e transferimeve. Pak ditë më parë u fol për një interesim nga ana e Liverpool, ndërsa për të promovuar edhe më shumë yllin kuqezi ka menduar prestigjiozja New York Times:
“Sezonin e shkuar nisi vetëm 6 ndeshja nga minuta e parë në Serie A, por vërtetoi se mund të luajë si një regjisor në skuadrën e Simone Inzaghi-t. Me një cilësi të mirë taktike, i aftë të luajë me të dy këmbët, 22-vjeçari po e dërgon nivelin e tij të lojës në rritje”, shkruan ndër të tjera New York Times.
Pavarësisht ofertave të ndryshime që vijnë, Inter nuk ka ndërmend të privohet nga Asllani, i cili mbetet zëvendësuesi i vetëm i Calhanoglu, por as vetë lojtari nuk ka ndërmend të largohet nga Inter, të paktën jo këtë sezon.
()