Shkëlqen USA, medalje e artë dhe rekord në not për femra
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë protagonistë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Së fundmi, skuadra e femrave, e përbërë nga Regan Smith, Lilly King, Gretchen Walsh dhe Torri Huske, “rrëmbyen” medaljen e artë në stafetën 4×100 metra stil i lirë në not.
Madje, është vendosur një rekord i ri, 3 minuta e 49.63 sekonda mjaftuan për të thyer rekordin prej 3:50.40 të vendosur nga SHBA-të në kampionatin botëror 2019. Australia, kampionia olimpike në fuqi, fitoi medaljen e argjendtë këtë herë në 3:53.11. Medalja e bronztë shkoi për Kinën në 3:53.23.
Gjatë garave të ndryshme u vendosën katër rekorde botërore, tre prej tyre nga amerikanët.
Shtetet e Bashkuara përfunduan me tetë medalje të arta për të mposhtur rivalin Australinë, e cila fitoi shtatë gara. Megjithatë, ishte një nga fitoret jo shumë të thella që nga Lojërat e Seulit të vitit 1988, kur ata u mundën nga një program gjermanolindor, në këtë rast vendimtar ishte edhe dopingu.
Amerikanët përfunduan me 28 medalje gjithsej në këto Lojëra, dy më pak nga totali i tyre tre vjet më parë në Tokio.
(J.S/)