Sat, Nov 23, 2024

Bullizmi për keqkuptimet gjinore, Imane Khelif: Mund të shkatërrojë njerëzit

  • PublishedAugust 5, 2024

Imane Khelif është përballur me kritika, tallje (bullizmi) për pjesëmarrjen e saj në garën e boksit për femra, pavarësisht se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka konfirmuar se ajo është në përputhje me rregulloret e garës. Zemërimi u rrit vetëm pasi ajo mundi Angela Carini të Italisë në vetëm 46 sekonda të enjten (1 gusht).

Khelif, e cila kalon në gjysmëfinalen e 66 kg për femra pas fitores së saj ndaj hungarezes Anna Luca Hamori, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund ngacmimeve, raportoi Sky Sports .

Në një intervistë për SNTV, në arabisht, Khelif tha: “I dërgoj një mesazh të gjithë njerëzve të botës që të respektojnë parimet olimpike dhe Kartën Olimpike, të përmbahen nga ngacmimi i të gjithë sportistëve, sepse kjo ka efekte, efekte masive. 

Mund të shkatërrojë njerëzit, mund të vrasë mendimet, shpirtin dhe mendjen e njerëzve. Mund të ndajë njerëzit. Dhe për shkak të kësaj, u kërkoj atyre që të përmbahen nga bullizmi.”

Fitoret e Khelif dhe bashkëboksierit Lin Yu-ting të Tajvanit në ring në Paris janë bërë një nga historitë më të mëdha të Lojërave të Parisit. Të dyja gratë kanë fituar medaljet e tyre të para olimpike edhe pse janë përballur me abuzim në internet bazuar në pretendime të pabazuara për gjininë e tyre, duke i tërhequr ato në një ndarje më të gjerë mbi ndryshimin e qëndrimeve ndaj identitetit gjinor dhe rregulloreve në sport.

25-vjeçarja Khelif e pranoi presionin dhe dhimbjen e durimit të kësaj sprove ndërsa konkurronte larg shtëpisë në ngjarjen më të rëndësishme të karrierës së saj atletike.

“Jam në kontakt me familjen time dy ditë në javë. Shpresoj që të mos jenë prekur thellë”, tha ajo. “Ata janë të shqetësuar për mua. Dashtë Zoti, kjo krizë do të kulmojë me një medalje të artë dhe kjo do të ishte përgjigja më e mirë.”