Foto/ Koreano-jugori përfundon mes lotësh rrugëtimin në Lojërat Olimpike
Tom Kim, përfaqësuesi olimpik i Koresë së Jugut në Lojërat Olimpike “Paris 2024” nuk arriti të rrëmbente një vend në podiumin fianl në garën olimpike të golfit për meshkuj, 22-vjeçari u fotografua duke qarë në një shtëpi klubi në Le Golf National pas raundit të tij të fundit. Me humbjen e kësaj medaljeje olimpike, ai gjithashtu nuk fitoi të drejtën për të mos u bërë pjesë e shërbimit ushtarak Korenë e Jugut sipas Daily Mail.
Është ligj në Korenë e Jugut që të gjithë burrat duhet të kryejnë 18-21 muaj shërbim ushtarak dhe ata duhet të regjistrohen para moshës 28 vjeç. Disa përjashtohen nga ky ligj për shkak të problemeve të shëndetit fizik dhe mendor. Një mënyrë tjetër për të mos u rekrutuar në shërbimit ushtarak në Korenë e Jugut është të fitosh një medalje olimpike të çdo ngjyre, ose një të artë në Lojërat Aziatike.
Mundësi që Tom Kim e humbi dhe është i detyruar që për minimalisht 18 muaj të jetë pjesë e shërbimit ushtarak të Koresë së Jugut.