E ardhmja e Adeyemi, sulmuesi sqaron situatën
Adeyemi nuk braktis Dortmund. Sulmuesi ka konfirmuar lajmin, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Jam i lumtur dhe më pëlqen të jem këtu te Borussia Dortmund. Ka qenë gjithmonë e qartë për mua se doja të luaja për BVB, plani im nuk ka ndryshuar”, tha ai për BILD.
Emri i sulmuesit është përfolur shumë për një transferim te Juventus, si duket, diçka e tillë nuk do të ndodhë. Adeyemi realizoi 3 gola në sezonin e fundit.