Sat, Nov 23, 2024

Ka nisur të këndojë në zhanrin tallava, reagon Dafina Zeqiri

  • PublishedAugust 6, 2024

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar pak ditë më parë projektin e quajtur “Dumlla Dumlla” në bashkëpunim me Dystinct.

Kjo këngë u mirëprit nga publiku dhe vetëm për nëntë ditë mblodhi miliona klikime në YouTube.

Ajo u shfaq në një zhanër tjetër dhe lirshëm mund të thuhet në atë ‘tallava’. E kundrejt kësaj, publiku i ka kujtuar asaj një deklaratë që ka bërë për këtë zhaner muzikor.

Ndaj kritikave të marra, ajo ka bërë një reagim në rrjete sociale ku shkruan:

Krejt zhanret e muzikës i punoj i këndoj prej zemrës. Një zhanër mund të kem për qejfi a vetëm të gënjej nëse tham që ku e dëgjoj ndonjë këngë komerciale në diskotekë nuk më lëvizin krahët. I dua të gjitha dhe do të krijoj me kënaqësi muzikë në çdo zhanër”.