Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Senati: Rrezikon që mos të ketë më kërkime. ASH e Gjinushit s’ka të drejtë të krijojë institute
Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike në një deklaratë për mediat ka kundërshtuar vendimin për shkrirjen e kësaj akademie. Senati thekson se akademikët nuk ishin vënë në dijeni për këtë fakt, ndërsa shtuan se shkelen parimet e lirisë akademike.
Senati thekson se me këtë vendim nuk do të ketë më studime albanologjike, ndërsa rektori i kësaj akademie tha se Akademia e Shkencave, e drejtuar nga Skënder Gjinushi, nuk ka të drejtë që të krijojë institute.
“Institucionet shkencore nuk besoj se ju shkon greva. Do të ndjekim hapat tonë ligjor, duke iu referuar legjislacionit. Nëse këto vendime janë pro kuadrit ligjor, do të fitojnë ata që kanë ndërmarr këtë hap, në të kundërt ne.”, tha Luan Përzhita, rektori i Akademisë së Studimeve.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–