Paraqitje dinjitoze e Elbasanit, një gol në minutën e 96-të i “djeg” triumfin ndaj grekëve të Arisit
AF Elbasani ka zhvilluar një paraqitje dinjitoze mbrëmjen e sotme, ndaj skuadrës prestigjioze greke të Aris, në miqësoren e zhvilluar në Selanik që përfundoi në barazim 1-1.
Skuadra shqiptare shënoi e para me anë të Bedri Grecës në minutën e 18-të të pjesës së parë, ndërkohë që një gol i realizuar nga Saveiro në minutën e 96-të të sfidës nga goditja e dënimit, i “dogji” triumfin Elbasanit.
Edhe pse përballë kishte një ekip të elitës së futbollit grek, Elbasani u shfaq bindës, duke bërë që diferencat në fushë të ishin të pakta.