I ati i masakroi nënën, ai e shtyu nga shkallët dhe e la të vdekur! Policia i jep leje 41-vjeçarit të shkojë në varrimin e prindërve
41-vjeçari Klementin Islamaj, i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj, do të marrë pjesë në varrimin e dy prindërve të tij.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare, sipas së cilave, Klementin Islamaj do të marrë pjesë në ceremoninë mortore që zhvillohet në orën 11.00 në fshatin Shalës, i shoqëruar nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.
Në fakt edhe pozitat e tij para ligjit duken të lehtësuara, pasi nga të gjitha provat dhe faktet, duket se vrasja e 69-vjeçarit Hysen Islamaj nuk ka ardhur as në formë hakmarrje për vrasjen e nënës së Klementinit e as si rrjedhojë e dashes së drejtpërdrejtë nga ana e tij.
Nuk dihet ende se çfarë akuze ka ngritur Prokuroria ndaj 41-vjeçarit, por burime bëjnë me dije se rrethanat e ngjarjes janë lehtësuese në favor të autorit të dyshuar.
AlbaniaWeb.net