Dyshohet se bleu kokainë në rrugë, arrestohet sportisti në Paris
Komiteti Olimpik Australian ka konfirmuar se një lojtar i hokeit që ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike është arrestuar të martën mbrëma.
Mediat franceze raportuan të mërkurën se Tom Craig, 28 vjeç, dyshohet se ishte kapur duke u përpjekur të blinte kokainë në Paris dhe më pas ishte dërguar në paraburgim.
Në një deklaratë thuhej: “Komiteti Olimpik Australian ka konfirmuar se një anëtar i ekipit australian të hokejve është në paraburgim pasi u arrestua në Paris më 6 gusht. Asnjë akuzë nuk është ngritur ende, AOC po vazhdon të bëjë hetime”.
Craig është një lojtar veteran hokeit i cili numëron 101 paraqitje për kombëtaren e Australisë gjatë një karriere 10-vjeçare.
Ai ishte pjesë e ekipit të Australisë që fitoi një medalje argjendi në Tokio 2020 dhe gjithashtu fitoi medaljen e artë në lojërat e Commonëealth në 2018.
(J.S/)