Wed, Nov 27, 2024

Mesfushori me valixhe në duar, pret fundin e negociatave të Partizanit me klubin e Serisë A

  • PublishedAugust 7, 2024

Maget Gueje po kalon ditët e fundit në Tiranë me fanellën e Partizanit veshur. Senegalezi është çdo moment në pritje të mbylljes së marrëveshjes mes Partizanit dhe Venecias.

Italianët janë në negociata zyrtare me Partizanin dhe duke përfituar nga fakti që lojtarit i mbaron kontrata verën e ardhshme, po përpiqen të ulin çmimin sa munden. Fakti është se Venecia e pëlqen shumë Magetin dhe është treguar klubi më i interesuar dhe më serioz mes gjithë negociatave që Partizani kë bërë për Magetin.

Pjesëtarë të klubit të sapongjitur në Serinë A e kanë ndjekur edhe nga afër Magetin dhe janë bindur se me aftësitë e tij, 21-vjeçari senegalez premton se mund të bëjë mirë edhe pas një kapërcimi nga Superiorja në kampionatin italian.

Maget nga ana e tij e ka bërë të qartë se dëshiron largimin me çdo kusht në këtë sezon, me Partizanin që gjithashtu kërkon të përfitojë prej tij. Marrëveshja mes dy klubeve pritet të vërtitet tek 600 mijë eurot. Maget pritet të jetë shitja e vetme e Partizanit në këtë verë.

AlbaniaWeb.net