Përgatitjet e Laçit, dy miqësore “zjarri” para startit
Një javë që i ngjan asaj të një kampionati real për Laçin. Skuadra e trajnerit Armando Cungu do të luajë dy ndeshje miqësore me dy kundërshtarë të fortë, siç janë Teuta dhe Vllaznia. Testi i parë zhvillohet sot në stadiumin “Niko Dovana”, kurse i dyti të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi”.
Te miqësore transferte, që do t’u tregojnë kurbinasve deri ku janë pak ditë para nisjes së kampionatit të ri. Nga Laçi ka pasur disa largime me peshë, si Sobouale, Qato, Kryeziu e Dajko, ndërkohë që është afruar një qendërmbrojtës afrikan dhe mesfushori Kleandro Lleshi nga Kukësi.
Me siguri do të ketë lëvizje të tjera në hyrje dhe këto dy ndeshje miqësore në harkun kohor të 4 ditëve do t’i shërbejnë trajnerit Cungu për të ingranuar ndonjë element të ri me grupin.