Është rikthyer me ish-partneren? Reagon Blero
Ditët e fundit është aluduar se Blero është rikthyer me të dashurën e tij, të cilës i referohej ‘bebi’. (Lexo këtu).
Kjo për shkak se ata u fotografuan së bashku në një klub nate në Prishtinë.
Megjithatë, artisti i njohur hodhi poshtë këto thashetheme se tha që janë ndarë prej muajsh, por gëzojnë një raport të mirë shoqëror.
Deklarata e plotë e Bleros:
“Është aluduar javëve të fundit për një ribashkim me bebin.
Unë dhe bebi jemi ndarë prej nga muaji mars por që tani e gëzojmë një miqësi shumë të shëndoshë, për të cilën jemi dytë shumë falënderues.
Ai person do të jetë gjithmonë shumë e vlefshme për mua…
Andaj pres dhe respekt nga mediat që mos të shpërndajnë lajme të pasakta, ajo e kërkon privatësinë. Ju faleminderit”.
Mesa duket ekziston miqësia edhe pas ndarjes në rastin e Bleros!